Instituti GAP ka publikuar Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave 2025, ku vlerësohen 38 komunat e Kosovës për publikimin dhe menaxhimin e dokumenteve buxhetore.
Sipas raportit, niveli mesatar i transparencës është rritur në 64.5 pikë, krahasuar me 61 pikë në vitin paraprak. Dhjetë komuna kanë arritur rezultatin maksimal prej 100 pikësh, ndërsa disa komuna nuk kanë grumbulluar asnjë pikë.
Gjatë vitit 2025, komunat kanë publikuar 240 dokumente buxhetore dhe kanë organizuar 119 dëgjime publike me qytetarët për planifikimin e buxhetit.
GAP vlerëson se transparenca buxhetore ka shënuar përparim, por kërkon më shumë standardizim në publikimin e të dhënave dhe forcim të llogaridhënies në nivel lokal.




