Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se analizat e AUV-së kanë zbuluar praninë e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në disa mostra të qumështit UHT të kompanisë Vita.
Sipas tij, produktet do t’i nënshtrohen procedurave ligjore, ndërsa kompania është e obliguar të bashkëpunojë me AUV-në për të sqaruar përgjegjësitë në gjithë procesin.
Muja tha se mostrat e analizuara kanë treguar se disa produkte të tregtuara si qumësht përmbanin përbërës që duhet të jenë të deklaruar qartë për konsumatorët.
AUV pritet të vazhdojë monitorimin dhe procedurat përkatëse për trajtimin e këtij rasti./EO/




