Lista Serbe ka paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për mandatin e rezervuar të komunitetit serb, të fituar nga subjekti i Nenad Rashiqit.
Kjo parti pretendon se nuk është respektuar qëllimi i mandateve të rezervuara për komunitetet joshumicë dhe kërkon sqarime nëse përfaqësimi i komunitetit serb është cenuar nga mënyra e marrjes së votave.
Sipas Listës Serbe, mandatet e garantuara janë të destinuara për përfaqësim autentik të komunitetit dhe jo vetëm si një e drejtë formale.
Gjykata Supreme më herët kishte refuzuar ankesën e Listës Serbe, e cila kundërshtonte mandatin e fituar nga partia e Nenad Rashiqit, duke pretenduar se ai ishte siguruar kryesisht nga vota jashtë komunave me shumicë serbe.




