Karabinierët italianë të Ekipit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), në kuadër të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it, kanë dhuruar pajisje kirurgjike, pajisje mjekësore dhe lodra për Departamentin e Onkologjisë Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas KFOR-it, pajisjet do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të departamentit, ndërsa lodrat do të krijojnë një ambient më të ngrohtë dhe më miqësor për fëmijët që trajtohen në këtë klinikë.
Kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të mbështetur institucionet lokale dhe për të kontribuar në mirëqenien e qytetarëve, me fokus të veçantë te shëndeti i fëmijëve.




