Një incident me të shtëna është raportuar mbrëmjen e së martës në Malishevë.
Sipas Policisë, një qytetar ka njoftuar se, derisa ndodhej në punishte, një person që drejtonte një veturë ka shkrepur tri herë në ajër me një armë të dyshuar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, të cilat dyshohet se i përkasin një arme me gaz.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




