Kombëtarja U17 e Kosovës ka nisur kampin e radhës me futbollistët e diasporës, në kuadër të identifikimit dhe zhvillimit të talenteve për ekipin kombëtar.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Arbnor Morina, në kamp janë ftuar 52 futbollistë të gjeneratave 2010 dhe 2011, të cilët aktivizohen në klube të ndryshme jashtë Kosovës.
Gjatë kampit, stafi teknik do të vlerësojë paraqitjet e lojtarëve, me synimin që më të spikaturit të përfshihen në grumbullimet e ardhshme të Kombëtares U17.




