Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit S.M., nën dyshimin për veprën penale “Grabitja”.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 2 gusht në Gjakovë, ku i dyshuari dyshohet se ka kërcënuar një person me thikë dhe i ka marrë para me forcë.
Pas raportimit në polici, i dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe kërkesa për paraburgim i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë.




