Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas takimit mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe liderit të VV-së, Albin Kurti.
Lushtaku ka deklaruar se PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, “lojërave dhe skenarëve” të pushtetit, duke theksuar se partia e tij do të vazhdojë të qëndrojë e vendosur.
“PDK po dëshmon se di të qëndrojë drejt dhe krenare. Për shtetin dhe për Kosovën”, ka shkruar Lushtaku në një reagim në rrjetet sociale.




