Analisti Afrim Kasolli ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit të tij me liderin e VV-së, Albin Kurti.
Kasolli ka deklaruar se LDK-ja, sipas tij, po vepron në përputhje me skenarin politik të Vetëvendosjes, duke i lehtësuar Kurtit mundësinë për të kërkuar përgjegjësi te partitë e tjera në rast të dështimit të marrëveshjeve.
Ai ka thënë se çështja e formimit të institucioneve dhe zgjedhjes së presidentit nuk duhet të shihet si përgjegjësi vetëm e opozitës, duke paralajmëruar se mungesa e një marrëveshjeje mund të çojë në zgjedhje të reja.




