Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Sipas raportimeve, Aliu po merret në pyetje nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Aliu ka drejtuar Ministrinë e Infrastrukturës deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje nga kjo pozitë. Pas tij, detyrën e ministrit e mori zëvendësi i tij, Hysen Durmishi.
Më vonë, Aliu u emërua drejtor i Portit të Durrësit./EO/




