U.d. presidentja, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të analizave të AUV-it për produktet e qumështit, duke kërkuar masa ndaj operatorëve që kanë shkelur rregullat.
Haxhiu ka thënë se analizat kanë zbuluar përdorim të përbërësve si qumësht pluhur, vaj palme dhe hirrë pa deklarim në etiketë, si dhe përdorim të ujit të papërshtatshëm në procesin e prodhimit.
Sipas saj, kjo përbën mashtrim ndaj konsumatorëve dhe dëmton edhe fermerët që kanë dorëzuar qumësht cilësor.
Ajo ka kërkuar që produktet me shkelje kritike të largohen nga tregu, veprimtaritë pa autorizim të pezullohen dhe rastet me elemente të veprës penale t’u dorëzohen organeve të drejtësisë.
Haxhiu ka theksuar se kontrollet duhet të shtrihen edhe në sektorë të tjerë, me qëllim garantimin e sigurisë së ushqimit për qytetarët.




