Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij synon të japë kontribut në krijimin e normalitetit dhe stabilitetit politik në Kosovë.
Haziri tha se qëndrimi zyrtar i LDK-së mbetet ai i shprehur nga kryetari i partisë, ndërsa vendimet e ardhshme do të varen nga zhvillimi i bisedimeve politike.
Ai bëri të ditur se Grupi Parlamentar i LDK-së do të mblidhet dhe se Kuvendi i ri pritet të konstituohet, duke theksuar nevojën për funksionimin e institucioneve./EO/




