Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e legjislaturës së re do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00, në sallën plenare.
Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, më pas do të bëhet betimi i deputetëve, ndërsa në vazhdim pritet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve.




