Një dron i pajisur me eksploziv është gjetur në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane. Pajisja u zbulua pranë avionëve ukrainas të transportit të mallrave dhe më pas u neutralizua nga njësitë speciale me ndihmën e një roboti.
Sipas raportimeve, një objekt tjetër i paidentifikuar goditi edhe një avion transporti, duke shkaktuar dëme të lehta.
Pas një sërë fluturimesh të paautorizuara të dronëve mbi objekte të ndjeshme, autoritetet gjermane kanë rritur masat e sigurisë në aeroporte dhe baza ushtarake. Ministri i Brendshëm i Saksonisë e cilësoi ngjarjen si një incident shumë serioz, ndërsa hetimet për autorët janë duke vazhduar.




