Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila po kryesohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari.
Në hapje të seancës, Dehari u uroi mirëseardhje deputetëve dhe diplomatëve të pranishëm, ndërsa prezantoi rendin e ditës, duke theksuar se gjatë seancës konstituive nuk zhvillohet debat.