Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca po punon për t’i siguruar Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore që i nevojiten urgjentisht, pas sulmeve të fundit ruse me raketa balistike.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia po rrit prodhimin e raketave përpara dimrit dhe bëri thirrje për përshpejtimin e vendimeve nga partnerët perëndimorë.
Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë sulmit të fundit mbrojtja ajrore rrëzoi dhjetëra dronë, por nuk arriti të neutralizojë asnjë raketë balistike. Zelensky theksoi se furnizimet me raketa mbrojtëse nga aleatët kanë rënë ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkohë, NATO ka njoftuar se objekti i parë për prodhimin e raketave Patriot në Evropë pritet të nisë punën në Gjermani gjatë muajit shtator./Sinjali/




