Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas betimit të deputetëve, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndër vite.
Bajrami ka thënë se pas tetë mandateve vazhdon të mbetet e përkushtuar për t’i shërbyer Republikës së Kosovës me nder, integritet dhe përgjegjësi.
“Do të vazhdoj ta kryej detyrën time siç e kam bërë deri më tani, me ndershmëri, përkushtim dhe me bindjen se interesi i Republikës së Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër”, ka shkruar ajo.
Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për strukturat, aktivistët, anëtarët dhe votuesit e LDK-së, të cilët, sipas saj, kanë kontribuar në secilin mandat të fituar.




