Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë dhe të dhimbshme.
Ai tha se ishte dakorduar që të votohej kryetari i Kuvendit bashkë me nënkryetarët, ndërsa kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për ndërhyrjen gjatë seancës dhe kërkesën për më shumë kohë.
Tahiri theksoi se Aleanca nuk do ta pranojë këtë situatë dhe paralajmëroi se do të shqyrtojë hapat e saj të mëtejmë politikë.




