Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se themelimi i institucioneve kërkon gatishmëri për kompromis mes partive politike.
Ai ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në këtë proces, por ka kritikuar, siç i quajti, kërcënimet me zgjedhje të reja nga zyrtarët e LVV-së.
Sipas Hotit, shantazhimi me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk sjell zgjidhje për situatën politike.




