Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në disa rajone të vendit janë krijuar vranësira konvektive, të cilat mund të sjellin reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike, erëra të fuqishme dhe breshër në zona të izoluara.
Sipas IHMK-së, temperaturat aktualisht arrijnë rreth 32°C, ndërsa paqëndrueshmëria atmosferike pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim.
Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes, veçanërisht në zonat ku mund të zhvillohen stuhi.




