Kosova sot do të ketë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten vranësira në disa zona, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu, rrufe dhe erëra të fuqishme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34°C.
Era do të jetë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me përforcime të përkohshme gjatë stuhive.




