Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot në orën 11:00, me pikë të rendit të ditës zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca ishte ndërprerë të enjten pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për më shumë kohë për bisedime rreth një marrëveshjeje politike.
Ndërkohë, PDK, LDK dhe AAK kanë kritikuar moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. PDK ka paralajmëruar edhe veprime ligjore, ndërsa nuk ka përjashtuar protestat.
Vazhdimi i sotëm pritet të tregojë nëse partitë do të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e krizës institucionale.




