Anëtarja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe respektimin e rendit kushtetues në vend.
Halimi ka thënë se cenimi i shtetit nuk ndodh vetëm përmes shkeljes së drejtpërdrejtë të Kushtetutës, por edhe kur krijohet bindja se ajo mund të interpretohet dhe zbatohet në varësi të interesave politike.
Ajo ka theksuar se mbrojtja e Kushtetutës është thelbësore për funksionimin e Republikës, duke argumentuar se pa respektimin e saj, institucionet rrezikojnë të shndërrohen në mjete të pushtetit.
“Pa Kushtetutë nuk ka Republikë, por vetëm pushtet”, ka deklaruar Halimi.




