Aviatorët e Komandës Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar operacione të armatosjes dhe furnizimit me karburant në Kampin Bondsteel.
Sipas KFOR-it, Task Forca e Aviacionit ofron kapacitete për mobilitet ajror, evakuim mjekësor dhe mbështetje nga ajri, duke kontribuar në rritjen e gatishmërisë dhe efektivitetit operacional të misionit.
Këto aktivitete, sipas misionit, dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë.




