Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Vetëvendosjen për situatën në Kuvend, duke e akuzuar për bllokim të punës parlamentare.
Ramadani tha se në vend të votimit të ligjeve që lidhen me qytetarët, Kuvendi po përballet me bllokadë dhe humbje kohe.
“Mbajeni pushtetin që u ka takuar nga vota, por harrojeni se mund ta mbani të bllokuar shtetin”, deklaroi Ramadani.




