Presidenti amerikan Donald Trump dyshohet se është transportuar fshehurazi nga Turqia drejt Britanisë së Madhe, për shkak të kërcënimeve të mundshme ndaj sigurisë së tij.
Sipas raportimeve amerikane, Trump fillimisht u shfaq në Air Force One, ndërsa më pas u transferua në një avion tjetër ushtarak, i cili fluturoi drejt Britanisë.
Operacioni dyshohet se është mbajtur sekret edhe nga një pjesë e stafit dhe mediave që udhëtonin me Air Force One.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se përdor të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e presidentit, në një kohë tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit./Sinjali/




