Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, nëse PDK-ja pranon ofertën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Abrashit, PDK-ja do ta merrte pozitën e kryeparlamentarit me kusht që të mos pengohet procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësonte tejkalimin e ngërçit politik dhe vazhdimin e procedurave për konstituimin e institucioneve.




