Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar mbylljen e dyerve të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si shenjë të një qasjeje autoritare dhe kontrolluese të pushtetit.
Ai tha se opozita nuk po synon bllokimin e Kuvendit, por kërkon që seanca konstituive të thirret dhe institucioni të funksionalizohet.
Tahiri kritikoi edhe pretendimet se opozita po përdor stafin e Kuvendit për përplasje politike, duke kërkuar që administrata të mbetet neutrale.
Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, u bëri thirrje qytetarëve të mos shkojnë në Kuvend për të ofenduar deputetë apo figura publike.
Ai tha se raste të tilla dëmtojnë dinjitetin e Kuvendit dhe nuk duhet të përsëriten./EO/




