Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se Kosova po përballet me ngërç kushtetues dhe bllokadë në Kuvend. Ai tha se grupi parlamentar i LDK-së do të diskutojë zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtejmë.
Zemaj vlerësoi se situata aktuale po dëmton demokracinë dhe po pengon konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.
Sa i përket kallëzimit penal ndaj personave që mbajnë njëkohësisht postin e deputetit dhe ministrit, Zemaj tha se ai mbetet aktiv dhe kërkoi nga prokuroria dhe hetuesia që ta trajtojnë rastin.




