Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për situatën politike dhe bllokadën në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se PDK-ja edhe sot është para ndërtesës së Qeverisë për t’i përcjellë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dy mesazhe.
Sipas Çitakut, mesazhi i parë është se Kurti është “uzurpator”, ndërsa i dyti është thirrja që ai të shkojë në Kuvend për të mundësuar konstituimin e tij.
“Eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka deklaruar se do të vazhdojnë angazhimin deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe, siç e ka quajtur, “fitoren e Republikës”.




