Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosjen e ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte publikuar një mesazh kërcënues ndaj Osmanit në Facebook.
Rasti është raportuar më 15 qershor, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë më 14 gusht. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.




