Shtëpia e Bardhë ka akuzuar mbi 40 vende, përfshirë Kanadanë, Meksikën, Japoninë dhe BE-në, se po ndihmojnë Kinën të shmangë tarifat amerikane duke ridrejtuar mallrat përmes vendeve me tarifa më të ulëta.
Administrata Trump ka paralajmëruar kontrolle më të rrepta doganore dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të zbuluar origjinën e mallrave.
Sipas SHBA-së, kjo praktikë ka shkaktuar humbje prej dhjetëra miliarda dollarësh në të ardhurat nga tarifat./Sinjali/




