Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë hyrë në Kuvend dhe janë ulur në vendet e tyre në sallën plenare, pas thirrjes për vazhdimin e seancës konstituive.
PDK-ja kishte ftuar partitë parlamentare që sot në orën 11:00 të marrin pjesë në seancë, ndërsa Aleanca e kishte pranuar ftesën.
Seanca konstituive, e nisur më 6 korrik, është ndërprerë dy herë. LVV-ja vazhdon të kërkojë një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit, para se të propozohet kandidati për kryetar të Kuvendit.
Ndërkohë, afati për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar të premten në mesnatë, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.




