Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) i KFOR-it ka dhuruar pajisje mjekësore dhe mobilie për Qendrën Shëndetësore në fshatin Gorazhdec të Pejës.
Donacioni, i mundësuar nga ekipi CIMIC i Komandës Rajonale-Perëndim, synon të përmirësojë kapacitetet e qendrës dhe shërbimet shëndetësore për banorët e zonës.
KFOR-i ka theksuar se ky donacion është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet lokale në mbështetje të komuniteteve në Kosovë.




