Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës së raportuar janë regjistruar 1 aksident trafiku me fatalitet, 40 aksidente me persona të lënduar dhe 72 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,509 tiketa.
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 46 persona, ndërsa 21 janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, një person ndodhet në ndalim policor, ndërsa dy të tjerë janë duke vuajtur dënimin.
Statistikat paraqesin bilancin e përgjithshëm të rasteve të evidentuara nga Policia e Kosovës gjatë periudhës së raportuar.




