Në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare po zhvillohen kontrolle të detajuara të automjeteve dhe ngarkesave, duke përfshirë edhe përdorimin e pajisjeve moderne të skanimit.
Sipas Doganës së Kosovës, teknologjia ndihmon në identifikimin e mallrave të padeklaruara, kontrabandës dhe parregullsive të mundshme të fshehura në automjete.
Këto masa synojnë forcimin e kontrolleve kufitare, parandalimin e kontrabandës dhe garantimin e një kufiri më të sigurt e efikas.




