Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për situatën institucionale në vend.
Ajo ka deklaruar se Kosova po përballet me krizë shtetërore dhe se institucionet nuk janë funksionalizuar plotësisht. Sipas saj, Kurti dhe disa ministra po vazhdojnë ushtrimin e funksioneve të tyre edhe pasi janë betuar si deputetë.
Kabashi-Ramaj ka kritikuar edhe paraqitjet publike të Kurtit në aktivitetet e institucioneve të sigurisë, duke thënë se ato krijojnë përshtypjen e një normaliteti që, sipas saj, nuk ekziston.
“Mos e përdorni uniformën për të normalizuar krizën”, ka deklaruar ajo, duke theksuar se Policia, Ushtria dhe Shërbimi Korrektues janë institucione të Republikës dhe jo mjete politike.
Ajo gjithashtu ka akuzuar Vetëvendosjen se ka votuar kundër sigurimit shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e sektorit të sigurisë./EO/




