Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes për bllokadën institucionale, duke krahasuar situatën aktuale me atë të vitit 2014.
Behrami ka theksuar se, sipas tij, ka dallime të rëndësishme mes dy situatave. Ai pretendon se PDK-ja e pranon rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2026, ndërsa në vitin 2014 VV-ja nuk e kishte pranuar rezultatin zgjedhor.
Sipas tij, në zgjedhjet e vitit 2026, LVV-ja ka numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, ndërsa PDK-ja në vitin 2014 nuk i kishte votat e mjaftueshme.
Behrami ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025, i cili, sipas tij, përcakton afat 30-ditor për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Në fund, ai ka akuzuar LVV-në për mungesë të dialogut real dhe ka thënë se bllokada e vitit 2014 dhe ajo aktuale nuk janë të njëjta.




