Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me aktivitetet e organizatave të komuniteteve pakicë në Kosovë.
Ai ka deklaruar se gjatë pesë viteve e gjysmë, kryeministri Albin Kurti ka pritur dhjetëra organizata dhe delegacione të komuniteteve që veprojnë në Kosovë.
Manxhuka ka theksuar se institucionet nuk bëjnë dallime në trajtimin e askujt, ndërsa ka përgëzuar institucionet e sigurisë, përfshirë AKI-në, për zbulimin e elementeve që ai i ka cilësuar si të dyshimta dhe të lidhura me spiunazhin.




