Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të ngjarjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë raportuar 29 aksidente me persona të lënduar dhe 67 aksidente me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2,561 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Në kuadër të rasteve policore, 24 persona janë arrestuar, ndërsa 14 janë dërguar në mbajtje.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion.




