Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 35 vatra zjarri, prej të cilave 8 vijojnë të jenë aktive.
Në operacione janë angazhuar 120 efektivë të Forcave të Armatosura, dy helikopterë dhe dy avionë Air Tractor, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë në disa zona.
Vatra aktive janë raportuar në Dajt, Krujë, Dibër, Bulqizë, Lezhë, Elbasan dhe Shkodër. Autoritetet bëjnë të ditur se në zonat kryesore nuk ka rrezik për banesat.
Ndërkohë, zjarret në Përmet, Trojë, Qukës dhe Paulesh janë shuar plotësisht. Situata po monitorohet nga strukturat e Mbrojtjes Civile.




