Iliriana ka festuar ditëlindjen me një dhuratë të veçantë nga partneri i saj, Adri.
Ai i ka dhuruar një unazë të personalizuar me diamant 7 karatësh, ndërsa në të janë gdhendur edhe inicialet e çiftit.
Sipas dizajneres Ariana Nila, unaza përmban edhe dy gurë të fshehur që simbolizojnë muajt e lindjes së çiftit.
Ideja është që në të ardhmen, pjesa e brendshme e unazës të plotësohet edhe me gurë që përfaqësojnë muajt e lindjes së fëmijëve të tyre.




