Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për dështime në qeverisje, ekonomi dhe politikë të jashtme.
Në një reagim publik, Totaj ka thënë se premtimet e mëdha të Kurtit janë zëvendësuar me arsyetime, ndërsa kritika ka adresuar edhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, rritjen e çmimeve dhe situatën ekonomike.
Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e Qeverisë ndaj veriut të Kosovës, reformave në drejtësi dhe largimit të të rinjve nga vendi.
Sipas Totajt, qeverisja e Kurtit është shoqëruar me shumë deklarata dhe premtime, por me pak rezultate konkrete për qytetarët.




