U.D. presidentja Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj protestave të paralajmëruara nga opozita për shtator, duke thënë se nëse ato lidhen me vendimet e Gjykatës Speciale, partitë opozitare duhet të kërkojnë falje për dëmin që, sipas saj, i është shkaktuar Kosovës.
Haxhiu tha se ende nuk dihet vendimi i Speciales dhe theksoi se as ajo dhe as Vetëvendosje nuk e kanë votuar themelimin e kësaj gjykate.
Ajo shtoi se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes janë ndërmarrë hapa për adresimin e krimeve të luftës dhe ka kërkuar forcimin e institucioneve vendore të drejtësisë.




