Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar të martën një aksion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të paraqitet në Kuvend dhe të kontribuojë në tejkalimin e situatës aktuale institucionale.
“Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues”, ka shkruar ajo.
Ajo ka kritikuar Kurtin duke e akuzuar se po i mban të bllokuara institucionet për interesa politike dhe partiake.
“Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake!”, ka deklaruar Çitaku./EO/




