Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A3 është ndalur në mënyrë të kontrolluar pas një defekti teknik.
Sipas KEK-ut, njësia është ndalur në orën 22:17 për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të pajisjeve.
Ekipet profesionale janë duke punuar për sanimin e defektit, ndërsa rikthimi i Njësisë A3 në operim do të bëhet pas përfundimit të ndërhyrjeve dhe verifikimit të kushteve të sigurisë.




