Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka takuar Christian Wiermer, Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare në Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet Kosovë–Nordrhein-Westfalen, perspektiva evropiane e Kosovës dhe diaspora kosovare në Gjermani.
Palët vlerësuan rëndësinë e diasporës në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.




