Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka ironizuar takimin mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, duke thënë se ai nuk solli rezultate konkrete.
“U mbars mali, polli ni mi”, ka shkruar Gashi, duke kritikuar atë që e cilësoi si zëvendësim të punës me propagandë.
Reagimi i tij vjen pas deklaratave të Kurtit dhe Abdixhikut për mundësinë e një marrëveshjeje rreth zgjedhjes së presidentit të ri.




