Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë për tri ditë vendosjen e tarifave prej 50 për qind ndaj disa importeve kanadeze, duke thënë se SHBA-ja dhe Kanadaja janë pranë një marrëveshjeje tregtare.
Trump tha se negociatat kanë shënuar përparim, ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney konfirmoi se ende ka çështje për t’u përfunduar.
Tarifat, që do të prekshin importe me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, pritej të hynin në fuqi të mërkurën.
Trump përmendi gjithashtu mundësinë e rikthimit të projektit të naftësjellësit Keystone XL, i cili do të lidhte Albertën me SHBA-në.




