Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë dhe pritet të nisë detyrën në fillim të shtatorit.
Huchet është ekonomist dhe profesor universitar, ndërsa deri së fundmi ka drejtuar Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (Inalco) në Francë.
Ai do ta pasojë Olivier Guérot, i cili ka shërbyer si ambasador francez në Kosovë që nga viti 2022.




